Pas pushimit 2 javvor për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës, Katar 2022, këtë fundjavë do të rikthehet në fushën e blertë dhe në ekranin e Oversport, Serie A.
Ndeshjet e javës së tretë të kampionatit italian do të zhvillohen të ndara në tre ditë. Të shtunën do të zhvillohen 3 takime, ku padyshim spikat supersfida Napoli-Juventus në stadiumin “Maradona” në orën 18.00. Empoli-Venezia në orën 15.00 dhe Atalanta-Fiorentina në mbrëmje (ora 20.45) janë dy takimet e tjera të ditës që transmetohen Live dhe eksluzivisht në Oversport.
E diela starton me Sampdoria-Inter në orën 12.30 dhe vazhdon me Cagliari-Genoa, Spezia-Udinese dhe Torino-Salernitana në orarin e zakonshëm 15.00.
Dita kulmon me superndeshjen Milan-Lazio, që ndonëse në orën 18.00, garanton spektal. Roma-Sassuolo në 20.45 mbyll ndeshjet e të dielës, ndërsa në po të njëjtin orar ditën e hënë Bologna-Verona mbyll javën e tretë të kampionatit italian të futbollit.
Të gjitha takimet do të transmetohen Live në Oversport, ku nuk do të mungojnë lidhjet direkte dhe intervistat nga shkallët e stadiumeve. Oversport.tv