Rikthehet Serie A në Oversport, Lazio-Inter dhe Juve-Roma supersfidat e javës

Do të rikthehet këtë fundjavë “magjia” e Serie A në ekranin e Oversport në platformën Tibo.

Java e 8-të e kampionatit italian të futbollit rezervon përballje të mëdha, pasi të shtunën në orën 18:00 luhet sfida Lazio-Inter, ndërsa të dielën në mbrëmje në orën 20:45 superndeshja Juventus-Roma.

Java e Serie A do të jetë e ndarë në tre ditë. Spezia-Salernitana do të jetë takimi që do të çelë këtë javë të shtunën në orën 15:00. Në orën 18:00 do të luhet ndeshja më e rëndësishme e ditës, supersfida Lazio-Inter, ndërsa në mbrëmje Milani do të presë në shtëpi Veronën. Të treja këto takime mund ti ndiqni Live në kanalin Oversport 1.

E diela sportive në Oversport 1 do të nisë me takimin Cagliari-Sampdoria në orën 12:30. Sfidat Udinese-Bologna, Genoa-Sassuolo dhe Empoli-Atalanta do të luhen në orën 15:00 dhe do të transmetohen respektivisht në kanalet Oversport 1, Oversport 2 dhe Oversport 3.

Kryesuesit e Napolit do të luajnë në shtëpi kundër Torinos në orën 18:00, ndërsa kryendeshja e javës, sfida mes Juventusit dhe Romës do të luhet në mbrëmjen e të dielës në orën 20:45. Të dyja këto takime do të transmetohen në kanalin Oversport 1.

Java e 8-të do të mbyllet të hënën me takimin Venezia-Fiorentina, që do të luhet në orën 20:45 dhe do të transmetohet në kanalin Oversport 1.