Rikthehet Serie A në Oversport: Një javë me supersfida, që premton spektakël

Skuadrat kombëtare kanë mbyllur ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës për këtë vit kalendarik dhe këtë fundjavë lojtarët rikthehen që të luajnë në kampionatet respektive.

Magjia e kampionatit italian rikthehet në ekranin e Oversport dhe Tibo me sfida shumë interesante dhe spektakolare që ka rezervuar kjo javë, ku padyshim spikat përballja Inter-Napoli, emocionet e së cilës do të vijnë live nga “San Siro” nga skuadra Oversport.

Alban Xhihani, Florian Myrtaj, Kastriot Çaushi dhe Cindy Marina do të sjellin për shikuesit e Oversport dhe Tibo emocionet unike të kësaj sfide dhe shumë surpriza live nga stadiumi.

E shtuna e Serie A starton me ndeshjen Atalanta-Spezia dhe kulmon me dy superndeshje: Lazio-Juventus në orën 18:00 dhe Fiorentina-Milan në orën 20:45.

Të dielën do të luhen 5 sfida të kampionatit italian të futbollit, por padyshim që vëmendja është e përqendruar tek ndeshja e madhe mes Interit dhe Napolit, që vë përballë kampionët në fuqi të vendit dhe kryesuesit e sezonit aktual.

Java e 13-të e Serie A do të mbyllet të hënën, kur do të luhen takimet Verona-Empoli dhe Torino-Udinese. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave të kampionatit italian mund ti ndiqni Live dhe ekskluzivisht si gjithmonë në Oversport dhe Tibo.