Rikthehet Serie A në Oversport, Sassuolo-Torino sfida që hap këtë javë emocionuese

Rikthehet në fushë dhe në ekranin e Oversport, kampionati italian i futbollit Serie A. Sfida Sassuolo-Torino, që do të luhet në 20.45 në stadiumin “Mapei” do të çelë javen e katërt të turneut, që do të luhet e ndarë në katër ditë.

Sassuolo ka grumbulluar 4 pikë në tre takimet e para të kampionatit dhe sot përballë Torinos synon suksesin e parë sezonal në “Mapei Stadium”. Skuadra e teknikut Dionisi u paraqit shumë mirë në transfertën e fundit kundër Romës, por një gol i minutave të fundit i la pa pikë në “Olimpico”.

Obiang dhe Romagna janë të padisponueshëm, ndërsa Raspadori është rikuperuar plotësisht dhe pritet të luajë që nga minuta e parë.

Në krahun tjetër qëndron Torino, që mori pikët e para në këtë sezon të Serie A, javën e kaluar falë fitores 4-0 përballë Salernitanës. Belotti dhe Zaza vazhdojnë të dëmtuar, prandaj edhe në këtë takim tekniku Juriç i ka besuar sulmin Sanabrias. Edhe Izzo nuk do të luajë për miqtë në transfertën e sotme.

Formacionet e mundshme:

Sassuolo (4-2-3-1): Consigli; Toljan, Chiriches, Ferrari, Rogerio; Frattesi, Maxime Lopez; Berardi, Djuricic, Boga; Raspadori.

Torino (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Zima, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukic, Mandragora, Ansaldi; Linetty, Brekalo; Sanabria