Rikthehet sërish si drejtor në kryeqytet, Arbi Laçi në krye të Dinamos

U largua papritur nga pozicion i drejtorit sportiv të Tiranës, në sezonin që skuadra kryeqytetase u shpall kampione. Arbi Laçi pati një kontribut të madh në fitimin e atij titulli, kontribut prej protagonisti, pasi ishte ura lidhëse mes klubit dhe skuadrës së drejtuar nga Egbo.

Pas një eksperience të shkurtër pranë Ligës Profesioniste të Futbollit, ish-gazetari dhe agjenti i njohur, rikthehet sërish në pozicionin e drejtorit sportiv në kryeqytet. Por këtë herë jo tek bardheblutë, por tek skuadra e Dinamos, që pas rikthimit në elitë, synon të bëjë gjëra të mëdha.

Ka qenë vetë klubi “blu” që ka njoftuar këtë “blerje”, zyrtarizimi i së cilës do të bëhet sot në orën 14:00 në një konferencë për shtyp në ambientet e “Hotel Eklips”. /Oversport.tv