Rikthim i zjarrtë i Neymar, ylli brazilian protagonist në fitoren e PSG-së

Paris Saint-Germain ka arritur të mposhtë në një ndeshje miqësore skuadrën e Jeonbuk me rezultatin e pastër 3-0. Pas dy humbjeve radhazi ndaj Cerezo Osakës dhe Interit, parisienët më në fund arritën të gjejnë një fitore.

Ajo që ra më shumë në sy ishte rikthimi i Neymar në fushën e blertë pas në mungese prej 7 muajsh. Një rikthim pas një kohe kaq të gjatë, nuk mund të ishte më i mirë për sulmuesin brazilian.

Ylli i PSG arriti të realizojë dy gola sot përballë ekipit korean, një në pjesën e parë dhe tjetrin në të dytën. Ndërsa golin e fundit e realizoi Marco Asensio, blerja e re e klubit. /oversport.tv