Rikthim në kohë rekord, Maignan mund të luajë në fundjavë me Milanin

“Mike Maignan do të rikthehet për 10 javë”, ky ishte njoftimi zyrtar i Milanit, pas dëmtimit dhe operimit të portierit francez.

I konsideruar si një nga pikat më të forta të kuqezinjve, portieri duket se do të rikthehet në një kohë rekord.

Në fakt u paralajmërua që do të jetë gati një muaj para afatit fillestar dhe nga Italia tani raportojnë se mund të jetë gati fundjavën e ardhshme në ndeshjen kundër Sassuolo.

Maignan nisi para pak kohësh përgatitjen fizike dhe tani ka nisur edhe punën me dorë, çka tregon se shanset që portieri të jetë gati për ndeshjen e radhës në Serie A të jenë reale. / oversport.tv