Rikthimi i Verrattit në Itali? Agjentja e mesfushorit bën deklaratën e bujshme

E ardhmja e Marco Verrattit mund të jetë në Itali. Pas lajmeve të fundit se mesfushori pritet të largohet nga PSG në fundin e sezonit, është vetë agjentja që e përforcon këtë qëndrim duke bërë një deklaratë të bujshme.

Përgjatë një interviste për “calciomercato.com”, Rafaela Pimenta, ka thënë se lojtarët italianë, herët ose vonë kërkojnë të rikthehen në vendin e tyre. Megjithatë, ajo lë gjithçka të hapur në deklaratën e saj.

“Herët ose vonë, një italian mendon që të rikthehet në vendin e tij. Ata gjithmonë dëshirojnë të rikthehen në vendlindje. Megjithatë, nuk mund ta them me siguri nëse ky është rasti i Verrattit ose jo”, tha ndër të tjera Rafael Pimenta. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook