Rikthimi në Argjentinë? Presidenti i Newell’s: E ka në dorë vetëm Messi  

Që pas largimit nga Barcelona, në merkato qarkullojnë vazhdimisht thashetheme për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në Argjentinë. Më konkretisht, bëhet fjalë për një transferim nga PSG te ekipi i tij i fëmijërisë, Newell’s Old Boys.

Thashetheme këto që janë komentuar edhe nga presidenti i Newell’s Ignacio Astore. Ai tha se për të do të ishte një kënaqësi e dyfishtë në rast se do të vinte Messi, por gjithçka është në dorën e “pleshtit” për një rikthim në shtëpi.

” Si president i këtij klubi, për mua do të ishte një kënaqësi e dyfishtë, të merrja një lojtar të atij niveli. Megjithatë kjo varet vetëm nga ai, përtej çdo thirrjeje që mund të bëjmë. Vetëm ai duhet të hapë derën për të hyrë në Newell’s. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook