Rinovimet tek Interi/ Ka besim për Skriniar, De Vrij rrezikon largimin

Nga Skriniar te De Vrij. Interi është në punë e sipër për të blinduar prapavijën. Dy qendërmbrojtësit janë në skadencë kontrate në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit po negociojnë me agjentët e secilit prej tyre. Nëse situata me Skriniar është në rrugën e duhur, duke u lënë një takim për rinovimin dhe kur dëshira e të dyja palët është deklaruar për të vijuar më tej bashkëpunimin, nuk duket kaq e sigurt situata me De Vrij. Megjithatë, së fundmi, mbrojtësi ka ndryshuar menaxher dhe tanimë është nën drejtimin e Federico Pastorello-s.

Ky i fundit, është edhe menaxher i Lukakut dhe me zikaltrit ka një bashkëpunim të mirë, ndaj së fundmi është rakorduar edhe me drejtuesit e Interit që gjatë periudhës së botërorit, do të ketë një takim mes tyre për të negociuar edhe situatën me De Vrij.

Sipas Gazzetta Dello Sport, është caktuar edhe axhenda për qendërmbrojtësin tjetër, ndërsa pas Shkrinjar, Inter duket se kërkon që të shtyjë qëndrimin në Milano edhe për De Vrij. Nga pjesa e fushës, ku zikaltrit janë brenda të gjithë objektivave sezonalë, te drejtimi ku klubi kërkon medoemos që të blindojë lojtarët kryesorë. /oversport.tv