Manchester City vazhdon me procesin e rinovimit të kontratave dhe sot ka qenë radha e portierit të dytë të skuadrës, amerikanit Zack Steffen.
Shtatlarti 26-vjeccar i ka thënë “po” kampionëve të Anglisë dhe ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Steffen është pjesë e Manchester City prej verës së vitit 2020, kur u kthye nga Fortuna Dusseldorf ku anglezët e kishin lënë në huazim dhe ai kishte luajtur 17 ndeshje si titullar në Bundesliga. / oversport.tv
2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣ 🧤
🌟 @zacksteffen_ #ManCity pic.twitter.com/CyG23RzTfm
— Manchester City (@ManCity) November 4, 2021