Rinovimi çështje kohe, zbulohen detajet e kontratës së re të Paulo Dybala

Paolo Dybala dhe Juventusi pritet të zgjatin bashkëpunimin. Bardhezinjtë i kanë besuar sulmuesit shiritin e kapitenit dhe prej kohësh janë në bisedime për rinovimin e kontratës.

Së fundmi gazetari Nicolo Schira raporton se rinovimi deri më 30 qershor 2026 thuajse është i kryer, ndërkohë që zbulon edhe detaje të kontratës.

Dybala do të përfitojë 8.5 milion euro në sezon dhe 1.5 milion të tjera mund t’i përfitojë përmes bonuseve.

Fillimisht agjenti i sulmuesit, Jorge Antun, pretendonte pagën bazë 10 milion euro, por tani duket se është tërhequr nga ajo kërkesë.

Palët pritet të zhvillojnë një tjetër takim në dy javët e ardhshme për të mbyllur marrëveshjen dhe për të hedhur firmën mbi kontratën e re. / oversport.tv