Franck Kessie dhe Milani duket larg rinovimit të kontratës. Kuqezinjtë mund ta humbasin në verë me parametra zero mesfushorin.
Në lidhje me këtë ka folur drejtori i Milanit, legjenda Paolo Maldini. Ai nuk dorëzohet dhe tregon se do të vazhdojnë të flasin për të rinovuar.
“Kemi qenë në bisedime me agjentin e Kessie për një vit e gjashtë muaj. Kemi pasur shumë takime dhe do të kemi të tjera mundësi për të folur me të lidhje me Franck”, ka thënë për DAZN Maldini.
Nga ajo që kanë raportuar mediat në Itali, Milani i ka ofruar Kessie një kontratë prej së cilës përfiton 6.5 milion euro në sezon, kurse kërkesat e tij janë për 8 milion euro dhe 2 milion të tjera në formë bonusesh. / oversport.tv
AC Milan director Paolo Maldini about Franck Kessie’s contract expiring in June: “We've been talking to Kessie’s agent for a year and a half. We had many meetings and we’ll have other opportunities to talk with him about Franck”, he told DAZN. 🔴🇨🇮 #ACMilan
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 19, 2021