Rinovimi i Leaos dhe ftesa për Ibrën, presidenti i Milanit tregon situatën e dy lojtarëve

Dëmtimet e shumta si dhe vitet që kalojnë, kanë bërë që Ibra dhe Milani të konsiderojë ndarjen e rrugëve në fund të sezonit. Megjithatë, nuk mendon kështu presidenti kuqezi Paolo Scaroni që bën një ftesë të hapur për sulmuesin suedez që të qëndrojë.

“Nëse Ibra është mirë, ai duhet të qëndrojë te Milani. Megjithatë, këtë gjë duhet ta thotë vetë Ibrahimovic. Në Milano ai ndihet mirë dhe për më tepër ndihet gjithmonë pjesë e grupit”, thotë Scaroni që flet edhe për rinovimin e Rafael Leao.

“Dosjet e rinovimit të tij nuk e kam unë, por është në duart e Furlanit dhe Maldinit. Megjithatë, unë e shoh Furlanin të jetë i lumtur dhe për këtë arsye jam shumë optimist”, përfundoi Scaroni. /oversport.tv