Rinovimi i kontratës së Mason Mount me Chelsean duket larg dhe mesfushori anglez mund të largohet në verë. Edhe pse është pranë lamtumirës me “blutë e Londrës”, 24-vjeçari duket se nuk do të largohet nga Premier League.
Sipas raportimeve nga “The Sun”, klubi i ardhshëm ku do të vazhdojë karrierën Mason Mount është Manchester United. “Djajtë e kuq” janë të gatshëm të bëjnë ofertën e parë për londinezët me shumën 50 milionë euro.
Chelsea do ta vlerësojë këtë ofertë nga klubi anglez, për shkak se nëse nuk rinovon kontratën me Mount, mund ta humbasë atë sezonin e ardhshëm me parametra 0.
Ky sezon që lamë pas, nuk ka qenë nga më të mirët në karrierën e 24-vjeçarit. Në 24 paraqitje me Chelsean në Premier League, Mount ka arritur të realizojë 3 gola dhe dy asiste. /oversport.tv
Foto: Chelsea Football Club, Facebook