Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i Juventusit, ka folur në prag të ndeshjes kundër Spezia mbi situatën e kapitenit Paulo Dybala.
Çeku thekson se ende po bisedojnë për rinovimin e kontratës me numrin 10 të skuadrës dhe se kanë besim se do ia arrijnë qëllimit, pavarësisht se nuk ka një akord final.
“Jemi të kënaqur me atë që ai po bën, pasi po paraqitet shkëlqyeshëm dhe po shfaqet si lider. Rinovimi? Për nënshkrimin e kontratës së re bisedimet vazhdojnë.
Në këtë periudhë ka shumë ndeshje dhe duhet të gjejmë momentin e duhur për ta mbyllur diskutimin. Jemi duke negociuar, akoma mungon diçka për ta mbyllur, por kemi besim se do arrijmë të rinovojmë me Dybala”, është shprehur Nedved për DAZN. / oversport.tv