Rinovon Lautaro Martinez, do të jetë më i paguari tek Interi

Lautaro Martinez do të qëndrojë tek Interi deri në vitin 2026. Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende nga klubi zikaltër, por nga “Tyc Sports”, gazetë argjentinase shumë pranë futbollistit dhe që ka zbuluar shpeshherë lajme në klubin e Interit.

Në këtë akord të arritur mes palëve nuk do të ketë klauzolë për prishjen e kontratës. Lautaro Martinez do të bëhet futbollisti më i paguar i klubit zikaltër dhe pas një tratative shumë të gjatë ka ardhur më në fund marrëveshja.

Kjo do të thotë se “El Toro” do të qëndrojë edhe për 5 vite të tjera në klubin e Interit. Zyrtarizimi do të vijë shumë shpejt, por zgjatja e kontratës është diçka e kryer, duke konfirmuar deklaratën e Marottës se kishin arritur akordin me futbollistin.

Sipas “Gazzetta Dello Sport” ai do të përfitojë afro 6 milionë euro në sezon, duke qenë një nga më të paguarit. Lautaro është tek Interi që prej sezonit 2018-2019 dhe ka luajtur 144 ndeshje duke shënuar 54 gola dhe dhënë 21 asiste. / oversport.tv