Roberto Mancini në historinë e Italisë, vendos një tjetër rekord

Roberto Mancini vendos një tjetër rekord me Italinë, pas atij të pathyeshmërisë për 37 ndeshje radhazi.

Italiani triumfoi sot kundër Belgjikës në finale e vogël të Nations League dhe për të ishte triumfi i 30-të në krye të axurrëve.

Mancini e ka arritur një shifër të tillë pas 44 ndeshjesh, si asnjë trajner tjetër që ka drejtuar në të shkuarën Italinë.

Mancini e ka marrë drejtimin e Italisë në maj të vitit 2018 dhe numëron vetëm 3 humbje, atë kundër Spanjës pak ditë më parë, një ndaj Portugalisë më 10 shtator 2018, si dhe një miqësore ndaj Francës një muaj pasi kishte marrë drejtimin e skuadrës. / oversport.tv