Roberto Martinez: Eden Hazard një lider, te Reali është mërzitur shumë!

Eden Hazard nuk po merr minuta te Real Madrid, edhe pse fatura për ta blerë atë nga Chelsea i ka kaluar 100 milion euro. Sulmuesi belg ka pasur shumë dëmtime që e kanë penalizuar, ndërsa tani nuk është  preferuari i trajnerit Ancelotti.

Në lidhje me situatën e Eden ka folur edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez: “Në aspektin mjekësor, Eden Hazard është në momentin e tij më të mirë që kur ka shkuar te Real Madrid. Gjithsesi ai është i mërzitur. Eden është një lider, por është në një situatë të vështirë”.

ÇFARË KA THËNË ANCELOTTI PËR HAZARD – Trajneri italian ka qenë i qartë në deklaratën e tij për sulmuesin belg, të cilit mes të tjerash ia ka lënë hapur rrugën edhe për t’u larguar.

Gjithsesi Ancelotti e vlerësonte sulmuesi, kur pyetej për të rreth një muaj më parë: “Hazard është gati, por problemi i tij është se ai tani ka një trajner që preferon lojtarë të tjerë. Kjo gjë mund të ndodhë në një skuadër si kjo.

E rëndësishme është që ai të jetë i motivuar dhe të punojë shumë që të mirë të luajë sërish dhe ai po e bën këtë. Do të vijë koha e tij. Jam i bindur se do të kthehet në maksimumin e tij në një moment gjatë këtij sezoni. Ai vetëm duhet të durojë, por ndonjëherë ndodh që trajneri preferon lojtarë të tjerë”. / oversport.tv