Roland Garros: Djokovic mposht Schwartzman dhe shkon në çerekfinale

Nole Djokovic është kualifikuar në çerekfinalet e Roland Garros, pasi ka mposhtur lehtësisht në 3 sete numrin 15-të në renditjen botërore Diego Schwartzman.

Ka qenë një sfidë pa shumë histori, që është dominuar totalisht nga tenisti serb dhe është fituar me rezultatin e pastër 3-0 (6-1, 6-3, 6-3).

Në turin tjetër të turneut francez, numri një në renditjen botërore do të ndeshet me fituesin e sfidës mes Rafael Nadal dhe Felix Auger Aliassime, që po luhet në këto momente. / Oversport.tv

Foto: Roland-Garros Twitter