Roland Garros: Përmbysje e çmendur e Sonegos, eliminohet Rublev

Tenisti italian Lorenzo Sonego është kualifikuar për në fazën e 1/8-ve të finales së Roland Garros, pasi ka mposhtur me përmbysje Andrey Rublev me rezultatin 3-2.

Sonego ka bërë një ndeshje të madhe, duke arritur që të përmbysë një ndeshje që dukej e humbur. Rublev fitoi setin e parë 7-5 dhe të dytin 6-0, por atëherë kur dukej se gjithçka përfundoi, italiani ka bërë kthesën e madhe.

Sonego fiton tre setet pasardhëse (6-3, 7-6, 6-3) dhe arrin që të kualifikohet në turin tjetër pas një sfide të bukur që zgjati 3 orë e 42 minuta. Italiani do të sfidojë Khachanov për një vend në çerekfinalet e Roland Garros. / Oversport.tv