Roma ka reaguar pas humbjes në derbi dhe “inatin” e djemve të Mourinho e kanë provuar ukrainasit e Zorya Luhanks, që u mposhtën me rezultatin 0-3. Italianët kishin udhëtuar me ide të qarta dhe El Shaarawy e bëri më të lehtë ndeshjen, me golin e shënuar pas 7 minutash lojë.
Vulën fitores ia vunë dy anglezë për tre minuta, pasi realizuan edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të lojës. Fillimisht ishte Chris Smalling që dyfishoi, kurse Tammy Abraham realizoi të tretin. Dueli tjetër i grupit, CSKA Sofia-Bodo/Glimt, përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.
Fitore në Conference League regjistruan edhe Partizan Beograd dhe Gent, respektivisht kundër Flora Tallin dhe Anorthosis dhe ndajnë kreun në grupin e tyre me nga 6 pikë. Me tre pikët u nda edhe AZ Alkmaar, që mposhti 1-0 Jablonec dhe mori vendin e parë me 4 pikë ë dy ndeshje.
CONFERENCE LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
Alashkert-HJK 2-4
AZ Alkmaar-Jablonec 1-0
CFR Cluj-Randers 1-1
CSKA Sofia-Bodo/Glimt 0-0Zorya Luhansk-Roma 0-3
Gent-Anorthosis 2-0
LASK-Maccabi Tel Aviv 1-1
Partizan-Flora 2-0
/ overspor.tv