Roma bie ndaj Hellas Verona, Lazio shpëton në fund ndaj Cagliarit të Mazzarrit

Kryeqyteti italian qan, Roma pëson humbjen e parë kundër Hellas Verona (2-3) dhe Lazio ndalet në barazim 2-2 ndaj Cagliari në “Olimpico”. Ndryshimet e trajnerëve në këto skuadra kanë dhënë efekt, me Tudor që ka festuar fitoren në debutim.

Roma shënoi e para kundër Hellas Verona dhe e bëri në mënyrë të shkëlqyer, pasi Pellegrini me finte e çoi topin në rrjetë. Festë e madhe, me verdhekuqtë që iu drejtuan dhomave të zhveshjes në epërsi.

Hellas Verona reagoi në pjesën e dytë. Barak nuk fali brend zone pas një topi që u la në zonë nga portierim, ndërsa pesë minuta më pas Caprari me një diagonale e ndëshkoi Romën sërish.

Skuadra e Mourinho nuk mund të pajtohej me këtë rezultat. Pas një kundërsulmi, Pellegrini futi një top në zonë dhe Ilic e devijoi drejt portës së tij. Autogol dhe baraspeshë 2-2. Golat nuk kanë mbaruar dhe këtë herë realizoi një perlë Faraoni, i cili i shkarkoi humbjen e parë Romës.

BARAZIMI I LAZIOS – Gjithçka nisi me një rast mjaft të mirë të Lazios, ku Luis Alberto nuk e finalizoi siç duhet një aksion të bukur dhe të rrjedhshëm. Cagliari reagoi me një tentativë të Keita nga brenda zonës, por goditja u ndal në trupin e Lazzarit.

Ishin minuta të mira për sardët, që tentuan edhe me Joao Pedron, por pa sukses. Në fundin e pjesës së parë ishin bardhekaltrit që reaguan dhe provuan dy herë me Luis Alberton dhe Milinkoviç-Saviç. Në fundin e pjesës së parë ishte i përhershmi Immobile, që nuk gaboi një asist perfekt të Saviç.

Spektakli vazhdoi në pjesën e dytë kur Cagliari arriti të barazonte me Joao Pedron pas një gabimi në mbrojtjen e Lazios dhe ta përmbyste sfidën me Keita Balde. Nga ky moment ekipi i Sarrit u hodh i gjithi në sulm për të ndryshuar fatin e sfidës dhe Cataldi shënoi një supergol për të barazuar sfidën. Përfundoi 2-2 në “Olimpico” dhe Lazio nuk ringrihet dot pas humbjes me Milanin, ndërsa debutimi i Mazzarit me Cagliarin ishte pozitiv.

SERIE A – JAVA 4

Hellas Verona-Roma 3-2
Shënues:
Barak 49’, Caprari 54’, Faraoni 63’ / Pellegrini 36’, Ilic (aut.) 58’

Lazio-Cagliari 2-2
Shënues:
Immobile 45’, Cataldi 83’/ Joao Pedro 46’, Balde 62’

/ oversport.tv