Roma blindon Mancinin, mbrojtësi rinovon deri në vitin 2027

Gianluca Mancini do të jetë një lojtar verdhekuq deri në vitin 2027. Roma ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me mbrojtësin, që do të zgjatet deri në 30 qershor të vitit 2027.

Lojtari është bashkuar me Romën në vitin 2019 dhe deri më tani ka koleksionuar 128 ndeshje me skuadrën verdhekuqe, madje ka arritur të shënojë edhe 7 gola.

Mancini është një nga lojtarët e preferuar të teknikut Mourinho, madje nën komandën e portugezit është graduar edhe zëvendës-kapiten i skuadrës. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter