Roma: Cristante dhe Villar pozitiv me Covid, lojtarët janë futur në izolim

Përmes një njoftimi në profilin zyrtar në Twitter, Roma njofton se “pas kontrolleve periodikë që janë kryer me tamponë molekular, Bryan Cristante dhe Gonzalo Villar, të dy të vaksinuar, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19”.

Autoritetet shëndetësore kompetente për këto raste janë njoftuar menjëherë. Lojtarët janë mirë dhe ndodhen në izolim.

Ky është njoftimi që jep klubi verdhekuq në prag të ndeshjes kundër Genoas në kampionat. /Oversport.tv