Roma ëndërron Dybalan, Mourinho kërkon me çdo kusht yllin argjentinas

E ardhmja e Paulo Dybala nuk është vendosur akoma, por në Itali nuk është vetëm Interi që synon të bëjë të vetin yllin argjentinas, të cilit i skadon kontrata me Juventusin në fund të sezonit.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” edhe Roma ka filluar të lëvizë dhe Mourinho po bën të pamundurën që të sjellë në kryeqytet “Joya”.

Pengesa e vetme në këtë transferim mbetet paga e lartë që kërkon Dybala, por pronarët e klubit verdhekuq mund ti bëjnë një dhuratë të bukur skuadrës, ndodhta si shpërblim për një fitore të mundshme të trofeut të Conference League. / Oversport.tv