Roma-Fiorentina live në Oversport dhe Tibo, Kumbulla titullar në “Olimpico”

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Roma-Fiorentina, që do të mbyllë ditën e sotme të Serie A në Oversport dhe Tibo.

Mourinho i ka besuar një fanellë titullari mbrojtësit të kombëtares kuqezi Marash Kumbulla në sfidën e sotme në “Olimpico”.

Formacionet zyrtare:

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Kumbulla; Celik, Cristante, Bove, Zalewski; Dybala, Pellegrini; Abraham. Trajner: Mourinho.

Fiorentina (4-2-3-1): Terracciano; Dodo, Milenkovic, Igor, Biraghi; Amrabat, Duncan; Ikone, Bonaventura, Kouame; Jovic. Trajner: Italiano.