Roma gati për Conference League, kapiteni nuk luan ndaj Bodo Glimt

Këtë mëngjes Roma ka zbritur në fushën e blertë për të zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes kundër Bodo Glimt në Conference League. Një nga mungesat e skuadrës verdhekuqe në ndeshjen kundër norvegjezëve do të jetë Lorenzo Pellegrini, që është stërvitur individualisht.

Kapiteni i Romës ka shqetësime në gjurin e majtë, pas një goditje të marrë në stërvitje, disa ditë para sfidës kundër Juventusit. Pas katër takimeve që ka luajtur si titullar, sfida e nesërme do të jetë idealja për të qëndruar pushim, për të qenë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Venezias.

Në rast se shqetësimi bëhet më serioz, në rast se kapiteni nuk ia del, atëherë në vend të tij mund të luajë njëri mes Mikhitaryan dhe Shomurodov, gjithmonë bazuar në zgjedhjen taktike që do të përdorë trajneri Mourinho. /Oversport.tv