Roma gjen portier në Portugali, është arritur marrëveshja me Svilar

Roma ka gjetur portierin e ri për sezonin e ardhshëm. Do të jetë Mile Svilar mbrojtësi ekstrem i skuadrës verdhekuqe vitin tjetër.

Serbi, që aktualisht mbron portën e Benficas, ka arritur marrëveshjen ekonomike me klubin kryeqytetas dhe në ditët e ardhshme do të kryejë vizitat mjekësore, para se të hedhë firmën në kontratë.

Real Sociedad dukej më pranë lojtarit, që kërkohej me ngulm nga Mourinho dhe Tiago Pinto, por në fund Svilar vendosi të pranojë ofertën e Romës.

Portieri do të largohet nga Benfica me parametër zero, por drejtuesit e Romës synojnë që ti japin një shpërblim klubit portugez bazuar në rendimentin e lojtarit. / Oversport.tv

Foto: Sport Lisboa e Benfica Facebook