Roma godet në merkato, me parametër zero vjen Nemanja Matic

Roma përforcon mesin e fushës me Nemanja Matic. Verdhekuqtë kanë mbyllur marrëveshjen me lojtarin që do të transferohet në Serie A si lojtar i lirë.

Matic do të firmosë një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Pasi ka veshur më parë fanellën e Benfica, Chelsea e Manchester United, në moshën 33-vjeçare mesfushori është gati për një aventurë të re me fanellën e Romës.

Verdhekuqtë godasin në merkato, duke afruar një lojtar me eksperiencë, një futbollist që kërkohej me ngulm nga José Mourinho, që e ka stërvitur më parë Matic në Premier, fillimisht te Chelsea dhe më pas tek United. / Oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook