Denis Zakaria është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Borussia Monchengladbach dhe kombëtares së Zvicrës. Kontrata lojtarit me ekipin gjerman i skadon në 30 Qershor 2022 dhe tratativa për rinovimin e lojtarit është e pezulluar. Për këtë arsye klubi e ka mbajtur lojtarin jashtë në ndeshjet e para të sezonit.
Zakaria ishte kërkuar dhe në verë nga Roma pasi klubi nuk arriti të blinte Xhakën nga Arsenali. Në janar italianët do kthehen përsëri në gjurmët e lojtarit, por kostot e operacionët do të jenë më të ulëta: në verë Borussia kërkoi 20 milionë Euro, ndërsa në Janar do të kënaqeshin edhe me gjysmën.
Për një lojtarë të nivelit të Zakarisë ky lloj investimi nuk do të ishte i madhë. Ndërkohë lojtari ka ndryshuar agjentin, për shkak se nuk ishte i kënaqur me faktin që qëndroi në Gjermani pas një sezoni pozitiv. Roma është gati të përfitojë nga situata dhe të tentojë lojtarin në Janar.