Roma kërkon një mesfushor, Mourinho piketon talentin e Barcelonës

Riqui Puig nuk po gjen më hapësira në Barcelonën e Koemanit, pasi ka luajtur vetëm në katër takime me klubin katalanas këtë sezon. Situata aktuale nuk i pëlqen aspak talentit, që mund të vendosë të largohet në drejtim të një tjetër skuadre që në merkaton e janarit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, Roma sheh tek Puig, përforcimin e duhur për mesin e fushës. Djalë i ri, i talentuar dhe i përshtatshëm për lojën e Mourinhos, madje vetë “Special One” i ka kërkuar Tiago Pintos që të sjellë në kryeqytet Riqui Puig gjatë merkatos dimërore.

Roma ka nevojë për një mesfushor që të mund të alternohet me Veretout dh Cristante. Klubi verdhekuq do të shesë njërin mes Diawara dhe Villar në janar dhe kështu mund t’i plotësohej kërkesa teknikut portugez për një përforcim në repartin e mesit të fushës. /Oversport.tv