Roma me hap pretendenti, El Shaarawy e nderon dhe i jep fitoren e tretë

Roma ndjek hapin e Milanit dhe Napolit, duke fituar ndeshjen e tretë radhazi në Serie A. Kryeqytetasit triumfuan në shtëpi kundër Sassuolos me rezultatin e ngushtë 2-1, falë një goli të shënuar nga El Shaarawy në minutat shtesë.

Sassuolo shënoi gol pa u bërë 30 minuta lojë, por Roma shpëtoi pasi arbitri kontrolloi në VAR dhe vuri re një pozicion jashtë loje. Skuadra e Mourinho reagoi dhe ia foli të shënonte në minutën e 37-të, me Cristante që nuk gaboi pas një pasimi të Pellegrini.

Më parë i ishte afruar golit të avantazhit edhe Abraham. Roma e mbylli pjesën e parë në epërsi, ndërkohë që në të dytën Sassuolo arriti të baraspeshonte rezultatin. Djuricic realizoi një gol të bukur, por verdhekuqtë nuk u dorëzuan.

Dy minuta më pas, 59’, Abraham u ndal nga shtylla pingule. Pellegrini tentoi më pas rrugën e rrjetës, por pa sukses. Nga ana tjetër edhe Sassuolo kërkonte të shënonte dhe i dha sinjalet me Boga dhe Traore.

Shpëtimtari i Romës ishte Stephan El Shaarawy, i cili në tentativën e tij të dytë gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 91-të, duke i dhënë tre pikët skuadrës së Jose Mourinho. / oversport.tv