Roma merr lajme të mira, rifiton Zaniolon për sfidën me Juventus

Roma rikuperon Zaniolon. Pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen me Empolin, skuadra verdhekuqe do të ketë sërish në dispozicion mesfushorin në përballjen e rëndësishme me Juventus në fundjavë, ndeshje që do të transmetohet në OVERSPORT.

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca di Marzio, ai sot është rikuperuar plotësisht dhe është rikthyer në seancën stërvitore me grupin e skuadrës dhe do jetë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho për ndeshjen e vështirë me “Zonjën e Vjetër”.

Bashkë me Zaniolon, tekniku portugez shpreson të fitojë dhe mbrojtësin e qendrës, Chris Smalling, i cili po punon të riaftësohet ngazan problemi në kofshë.

Anësori i majtë Spinazzola gjithashtu është pjesë e lojtarëve që po riaftësohen në vigjilje të takimit me Juventusin. Roma do të udhëtojë në Torino më 17 tetor për ndeshjen e javës së 8-të të Serie A. / oversport.tv