Roma-Milan: Dënohet gjyqtari Maresca, të paktën dy javë jashtë fushave

Drejtimi i ndeshjes Roma-Milan nga Fabio Maresca nuk është konsideruar si i drejtë nga Komiteti i Arbitrave në Itali. Si pasojë, komiteti ka marrë vendimin për të pezulluat gjyqtarin për të paktën dy javë duke mos i dhënë atij të drejtën të arbitrojë ndeshje.

Kështu, ekspertët e udhëhequr nga ish-gjyqtari, Gianluca Rocchi e kanë konsideruar si jo të denjë drejtimin që arbitri Maresca i dha supersfidës së djeshme. Për ta arbitri ka gabuar në disa raste, duke argumentuar se penalltia e shkaktuar nga Ibanez në dëm të Ibrahimovic nuk duhej akorduar.

Gjithashtu, për ta ka patur edhe gjykim të gabuar nga arbitri në kartonat e dhënë. Si pasojë e të gjitha gabimeve, Rocchi vendosi ta pezullojë arbitrin Maresca duke i hequr atij bilbilin për të paktën dy javë.  /oversport.tv