Roma shqetësohet, Barcelona tenton t’i vjedhë objektivin e mesfushës

Denis Zakaria, mesfushori me tipare mbrojtëse i Borussia M’Gladbach, ka oferta të shumta në prag të përfundimit të kontratës.

Verën e ardhshme del lojtar i lirë dhe në Serie A Roma është klubi më i interesuar për shërbimet e mesfushorit nga Mali, që përfaqëson Zvicrën.

Italianët kanë konkurrencë për Zakaria, pasi “Sport” raporton se Barcelona mund ta tentojë mesfushorin që në janar. / oversport.tv