Në një “Olimpico” të mbushur plot, Roma ka mposhtur 1-0 Leicester dhe ka siguruar një vend në finalen e Conference League, që do të zhvillohet në 25 maj në Tiranë.
Abraham ka qenë heroi i skuadrës verdhekuqe, pasi ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutat e para të sfidës. Anglezët u munduan të reagojnë, por Roma menaxhoi shumë mirë avantazhin e krijuar.
Në “Air Albania” në 25 maj përballë skuadrës së Mourinhos do të jetë Feyenoord, që falë fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Roterdam, shkon në finalen e madhe të Conference League.
Sfida e “Velodrome” është mbyllur pa gola, ndonëse Marseille ka kërkuar deri në minutat e fundit që të zhbllokonte këtë sfide. /Oversport.tv
Foto: AS Roma Twitter
🐺🛫🇦🇱
FINALEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!#ASRoma | #UECL pic.twitter.com/gzMDolWqyb
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 5, 2022
Conference League- Gjysmëfinale / Ndeshjet e kthimit
Roma- Leicester 1-0
Abraham 11’
Marseille- Feyenoord 0-0