Roma zhgënjen në shtëpi, Fiorentina rilind në Skoci

Roma zhgënjen në “Olimpico”, pasi është mposhtur 1-2 nga Betis. Italianët kalojnë të parët në avantazh me Dybala, që tregohet I saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Spanjollët barazojnë pak minuta më vonë, ndërsa në fundin e ndeshjes Luiz Henrique shënon golin e fitores. Betis merr fitoren e tretë në grup, ndërsa Roma pëson humbjen e dytë.

Fiorentina merr fitoren e parë sezonale në transfertë, pasi mposhti 3-0 Hearts në Skoci.

Lazio ka barazuar pa gola në Austri përballë Sturm Graz.