Alessio Romagnioli, kapiteni i Milanit u ndal në mikrofonin e “OVERSPORT”, për të komentuar barazimin në “Allianz”, 1-1 ndaj Juventusit. Sindi Marina intervistoi kapitenin e kuqezinjve, duke e pyetur për forcën e këtij “Djalli” si dhe për raportet me stolin dhe minutazhin jo maksimal këtë sezon.
I pyetur se si ka mundësi qw Milani wshtw një skuadër kaq e fortë, edhe kur në fushë nuk janë dy lojtarë goli si Ibrahimovic e Giroud, ai është përgjigjur:
“Ne mundohemi të gjithë që të japim maksimumin, edhe kur në fushë nuk janë emrat që ju i përmendët. Është e rëndësishme të jesh besnik i detyrave dhe përgatitjes që bën trajneri”, tha fillimisht mbrojtësi i kuqezinjve.
Më tej, pyetja e dytë ishte nga ish-futbollisti i Kombëtares, Florian Myrtaj, në lidhje me minutazhin jo maksimal këtë edicion. “Unë mundohem që të jap më të mirën time në çdo moment dhe t’ia bëj sa më të vështirë trajnerit”, deklaroi Romagnoli për “OVERSPORT”.
Më tej, kapiteni komentoi se si shkoi ndeshja ndaj Juves dhe objektivat e këtij sezoni për “Djallin”. “Nuk ishim në ritmin e duhur në fillim, por më pas reaguam si duhet. Ky është një ekipet më të mirë të Milanit, që prej kur unë jam këtu. Sezoni sapo ka nisur dhe ka shumë për të folur deri në fund”, përfundoi kapiteni i kuqezinjve, pjesë e kuqezinjve që nga sezoni 2015-2016. / oversport.tv