Romelu Lukaku mungon kundër Italisë, konfirmohet dëmtimi i belgut

Është konfirmuar mungesa e Romelu Lukaku në ndeshjen ku Belgjika do të përballet me Italinë për vendin e tretë në Nations League. Sulmuesi nuk u stërvit sot me grupin ëka hapi shumë dyshime për mungesën e tij kundër Italisë.

Ka menduar vetë, Roberto Martinez ai që ka konfirmuar mungesën e Lukaku. Belgu ka pësuar një dëmtim të lehtë gjatë stërvitjes dhe është i detyruar ta largohet më parë nga grumbullimi i kombëtares. Bashkë me të Roberto Martinez ka humbur edhe sulmuesin tjetër Eden Hazard.

Kështu, kundër Italisë, trajneri i Belgjikës do të duhet të bëjë pa dy nga lojtarët e saj kryesor. Përsa i përket zëvendësuesit të Lukaku, Belgjika pritet të luaj që nga minuta e pare me Michy Batshuayi. / oversport.tv