Romelu Lukaku stërvitet i diferencuar, në dyshim ndeshja kundër Italisë

Prezenca e Romelu Lukaku është në dyshim në sfidën që Belgjika do të luaj ndaj Italisë. Belgu nuk është stërvitur këtë mëngjes me grupin çka ka hedhur dyshime për një mungesë të mundshme të sulmuesit në ndeshje.

Sipas “Sky”, Lukaku zhvilloi një stërvitje të diferencuar nga shokët e ekipit por nuk dihet ende nëse kjo është një zgjedhje e trajnerit apo ai ka probleme fizike që mund ta mbajnë larg fushave.

Megjithatë, gjithçka pritet të konfirmohet gjatë konferencës së trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez. Ai pritet të japë edhe arsyet pse sulmuesi u stërvit i diferencuar si dhe do të konfirmojë pjesëmarrjen ose jo të tij në ndeshjen e nesërme. / oversport.tv