Ronald Koeman “përkëdhel” Luuk De Jong: Më i rrezikshëm se Neymar

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman, ka lavdëruar afrimin e ri Luuk De Jong, në ditën e tij të parë të punës si futbollist i katalanasve.

Tekniku është shprehur se ai është më i rrezikshëm se Neymar në krosime dhe është i kënaqur që sulmuesi do punojë nën urdhrat e tij.

“Kur vijmë te krosimet, Luuk është më i rrezikshëm se Neymar”, tha Koeman për NOS.

Koeman shton se De Jong është një tip ndryshe sulmuesi nga ata që ai ka dhe mendon se të gjithë ekipet duhet ta kenë një si holandezi.

“Dua të kem mundësinë të ndryshoj sulmuesit. Nëse nevojitet, Luuk De Jong do të luajë”.

Në ditët e fundit të merkatos, iku Antoine Griezmann, dhe për trajnerin nuk kishte shumë mundësi zgjedhje. Afrimi i De Jong kompleton repartin e avancuar. / oversport.tv