Ronaldinho i habitur: Po fishkëlleve Leo Messin, kë do duartrokasësh?!

Ronaldinho, futbollisti spektakolar që ka luajtur për PSG dhe Barcelonën, ka dhënë një intervistë dhe sigurisht ka prekur edhe situatën e Leo Messit te francezët.

Braziliani është shtangur nga vërshëllimat e tifozëve të PSG ndaj Messit, pas eliminimit nga Champions League. Ronaldinho për “FooSider” ka deklaruar:

“Mendoj se është e vështirë për Messin, sepse ai u bashkua me PSG këtë sezon pas shumë vitesh në një futboll krejt ndryshe, në një klub që ka lujatur gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

Mungon përshtatja, por pjesa tjetër do të vijë natyrshëm dhe më pas do të jetë vendimtar si gjithmonë. Është diçka normale, duhet vetëm kohë.

Nuk e kuptoj atë që ndodh. Nëse e fishkëllen Messin, ka mbaruar çdo gjë. Nëse ju fishkëlleni më të mirin në botë, atëherë pyes veten kë të duartrokas? Nuk e kuptoj”, është shprehur Ronaldinho. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook