Ronaldinho: Pedri do të shkruajë historinë, Xavi ishte trajner në fushë

Në një intervistë të dhënë për “Radio Marca”, Ronaldinho ka komentuar rilindjen e Barcelonës nën drejtimin e ish-shokut të tij të skuadrës Xavi Hernández:

“Jam shumë i lumtur për Xavin dhe uroj që të vazhdojë kështu dhe të arrijë rezultate edhe më të mira. Kur luanim te Barcelona, ishim shumë miq. Kuptohej që në atë kohë që Xavi e shihte futbollin si një trajner”.

Braziliani ka dhënë edhe një mendim për bashkatdhetarin Raphinha, që është një objektiv i klubit spanjoll për sezonin e ardhshëm: “Do të ishte një blerje shumë e mirë për Barçën, sepse ka shumë cilësi dhe të gjithë po e shohin se çfarë është në gjendje të bëjë”.

Në fund edhe një fjali për Pedri, që ndonëse vetëm 19 vjeç po shkëlqen me fanellën e Barcelonës: “Pedri është shumë i fortë, ka shumë cilësi dhe jam i bindur që do të shkruajë historinë”. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Facebook