Një burg luksi, por sërish burg mbetet. Kështu ndjehet Ronaldo në jetën e tij dhe këtë e ka deklaruar në një intervistë për mediat angleze: “Nuk kam më privatësi. Unë do të bëja çdo gjë për ta rifituar privatësinë time.
Njerëzit thonë: “Ti je i pasur, ke çdo gjë”. Por kjo nuk është çdo gjë. Më besoni, të jesh kaq i njohur nuk është gjë e mirë. Nuk ka mundësi të bësh asnjë gjë, sepse ti bie në sy direkt”.
Ylli portugez shtoi: “Për shembull kur shkon në park, shumë njerëz afrohen për foto dhe autografe. Për rrjedhojë familja ime bëhet nervoze. Nuk mund të dal as me miqtë e mi sepse ata do të ndjehen në siklet. Ndjehem si në një kafaz dhe nuk mund të bëj asnjë gjë për ta ndryshuar”.
Sulmuesi i Manchester United deklaroi: “Të jesh unë është një gjë e mërzitshme. Kur je në fillim të karrierës është shumë e bukur çdo gjë, interesimi i medias, titujt e gazetave etj.
Kur kalojnë vitet, ti i sheh gjërat ndryshe dhe kërkon të mbrosh familjen tënde fëmijët. Por këtë nuk e arrin dot, sepse e ke humbur privatësinë”. / oversport.tv