Ronaldo? Botërori im i fundit? Vetëm unë e vendos këtë gjë

Portugalia do të luajë për një vend në Kupën e Botës në Katar kundër Maqedonisë së Veriut, por në prag të ndeshjes vëmendjen e mori Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Manchester United, në fakt, iu përgjigj i mërzitur atyre që e pyesnin nëse ky do të jetë Botërori i tij i fundit.

“Po filloj të shoh që shumë prej jush po bëjnë të njëjtën pyetje. Unë do të vendos për të ardhmen time, askush tjetër. Nëse dua të luaj përsëri apo nëse nuk dua më. Unë vendos për veten time, pikë. Për ne do të jetë ndeshja e jetës.

I bëj thirrje portugezëve, tha ndër të tjera Ronaldo, që të na tregojnë mbështetje të pakushtëzuar, kjo është ajo që ne duam. Më pëlqen që njerëzit këndojnë himnin tonë edhe pas përfundimit të muzikës. Presion ka gjithmonë, por jemi të gjithë të pargatitur dhe duam ta luajmë këtë finale.

Maqedonia? Ishte surprizuese, por nëse kanë arritur deri këtu, kjo vjen për shkak se e kanë merituar. Megjithatë, nuk mund të ketë një Kupë Bote pa Portugalinë”, përfundoi Ronaldo. /oversport.tv

Foto: Seleções de Portugal, Facebook