Ronaldo eklipson ceremoninë e “Topit të Artë”, i kundërpërgjigjet Pascal Ferre

Deklaratat e Pascal Ferre bënë bujë javën e kaluar, kur ky i fundit tha se ambicia e Cristiano Ronaldos është që të përfundojë karrierën e tij me më shumë “Topa të Artë” se rivali i tij, Leo Messi. Sulmuesi portguez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka thyer heshtjen e tij dhe ka treguar si qëndron e vërteta, duke thumbuar jo pak Pascal.

“Rezultati i sotëm shpjegon pse deklaratat e Pascal Ferre javën e kaluar, kur ai tha se i kam konfirmur se e ambicia ime e vetme ishte të përfundoja karrierën time me më shumë Topa të Artë se Leo Messi.

Pascal Ferre gënjen, ai përdori emrin tim për të promovuar veten dhe kompaninë ku ai punon. Është e papranueshme që personi i cili është përgjegjës për dhënien e çmimeve pretigjoze të gënjejë në këtë mënyrë, morespekt absolut për dikë që ka respektuar gjithmonë France Football dhe “Topin e Artë”. Dhe ai gënjeu sërish sot kur justifikoi mungesën time me një karantinë që nuk kishte arsye të ekzistonte.

Unë gjithmonë dua ti uroj ata që fitojnë, me sportivitetin dhe respektimin e rregullave që më kanë udhëhequr në karrierë që në fillimet e mia dhe e bëj këtë sepse nuk jam kundër askujt. Dua gjithmonë të fitoj për veten dhe klubin që përfaqësoj, fitoj për veten dhe ata që më duan.

Nuk dua të fitoj kundër askujt. Ambicia ime më e madhe është që të fitoj tituj kombëtar dhe ndërkombëtar, për klubin që përfaqësoj dhe kombëtaren në shtetin tim. Ambicia më e madhe e karrierës time është të shkruaj emrin tim me gërma të arta në historinë e futbollit botëror.

Në fund dua të them se fokusi im është tek ndeshja e rradhës me Manchester United dhe në gjithçka që, bashkë me shokët e skuadrës dhe tifozët tanë, mund të arrijmë ende këtë sezon. Pjesa tjetër? Pjesa tjetër është vetëm pjesa tjetër”. /oversport.tv