Ronaldo emocionon me postimin e tij: Përfundoi ëndrra ime më e madhe

Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës në mënyrë surprizë nga Maroku dhe ëndrra e Cristiano Ronaldos për t’u shpallur kampion bote me Kombëtaren e tij u shua. Vetë 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale ku flet për emocionet e përjetuara.

“Fitimi i Kupës së Botës me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj ndërkombëtar, përfshirë edhe Portugalinë, por vendosja e emrit të kombit tonë në nivelin më të lartë ishte ëndrra ime më e madhe.” shkruan fillimisht Ronaldo.

Dhashë gjithçka në fushë. Kurrë nuk u largova nga lufta dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr. Fatkeqësisht, dje ëndrra përfundoi… Faleminderit, Portugali. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur sa zgjati”, përfundoi ylli portugez. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)