Një kampion Europe dhe një rekordmen, shokë skuadre më parë dhe sonte protagonistë në Champions League me ekipe të ndryshme. Feferico Chiesa, fitues i EURO 2020 me Italinë, nderoi Juventusin kundër Chelsea, kampionëve në fuqi të Champions League.
Bardhezinjtë fituan 1-0 me një gol të shënuar 10 sekonda pasi nisi pjesa e dytë, me një aksion model të nisur nga mesi i fushës dhe Chiesa brenda zonës së londinezëve nuk fali dhe e çoi topin drejt e në rrjetë.
6 pikë në dy ndeshje dhe kështu kalimi në raundin tjetër kthehet në një formalitet me shumë mundësi. Ndryshe situata në grupin F ku është Manchester United, skuadër që fitoi në minutat shtesë kundër Villareal.
Spanjollët në 45 minutat e para ishin fantastikë, por gjetën një De Gea që nuk i lejoi të shënonin. Alcacer në pjesën e dytë arriti t’i ndëshkonte “Djajtë e kuq”, por festa zgjati pak. Telles shënoi një supergol, kurse në minutat shtesë Cristiano Ronaldo realizoi golin e fitores.
CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
GRUPI F
Manchester United-Villareal 2-1
Shënues: Telles 60’, Ronaldo 95’ / Alcacer 53’
Atalanta-Young Boys 1-0
Shënues: Pessina 68’Grupi H
Juventus-Chelsea 1-0
Shënues: Chiesa 46’
Zenit-Malmo 4-0
Shënues: Claudinho 9’, Kuzyayev 49’, Sutormin 80’, Wendel 94’
/ oversport.tv