Ronaldo humb durimin me mediat: 5 lajme në 100 janë të vërteta, së shpejti do ta zbuloni  

Cristiano Ronaldo do të qëndrojë tek United. Jo, ai do të shkojë tek Altetico Madrid. Ronaldo është në krizë totale me Ten Hag dhe ha vetëm në menzën e klubit. Ai dëshiron të kthehet te Sportin Lisbone për të luajtur në Champions. I është ofruar Milanit, Interit apo Napolit.

Këto kanë qenë vetëm disa nga lajmet që kanë bërë Cristiano Ronaldon të humbasë durimin dhe të njoftojë nëpërmjet rrjeteve sociale një intervistë ku shpjegon gjithçka. Ylli portugez ka lajmëruar se së shpejti do të japë një intervistë ku do të sqarohet gjithçka për sa i përket situatës së tij.

“Do ta zbulojnë të vërtetën pas disa javësh, kur të publikohet një intervistë. Mediat janë duke gënjyer. Unë kam grumbulluar disa lajme në shtëpi dhe vetëm 5 nga 100 janë të vërteta. Ndiqeni këtë këshillë”, ishin fjalët paralajmëruese të Cristiano Ronaldos. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook